Ngroheni furrën në 180C.Shtroni dy tava pjekjeje me fletë alumini. Në një tas të madh të pastër, rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë derisa fryhen.
Hidhni pak nga pak sheqerin për të bërë një marengë të trashë dhe me shkëlqim. Hidhni arrat dhe çokollatën, më pas ekstraktin e vaniljes dhe trazojini butësisht në marengën me një lugë të madhe metalike.
Merreni masën me lugë ccaji dhe hidhini një nga një në tavë, të ndara nga njëra-tjetra. I vendosim në furrën e parangrohur, më pas e fikim dhe i lëmë biskotat për të paktën 3 orë brenda, ose gjatë gjithë natës ose derisa furra të ftohet.
Hiqini me kujdes biskotat nga letra. Ruajini në një enë hermetike ku të ruhen për 3-4 ditë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento