Tavë kremoze me brokoli dhe lulelakër

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
35 minuta
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
4 filxhanë brokoli të ndarë në copa të vogla
3 filxhanë lulelakër të ndarë në copa të vogla
¼ filxhan gjalpë i kripur
1 filxhan qepë e grirë
4 thelpinj hudhër e grirë
¼ filxhan miell
1 filxhan lëng pule
2 filxhanë qumësht
1 lugë gjelle trumzë
1/3 filxhan djathë parmigiano i grirë
2 lugë ҫaji hudhër e grirë
2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
1 e 1/2 filxhan panaturë

Ngrohni furrën tuaj në 180 gradë. Lyejmë një tavë të thellë me pak yndyrë.

Vini një tenxhere të madhe me ujë të ziejë. Ziejini brokolin dhe lulelakrën në avull për 4 deri në 5 minuta, derisa të zbuten pak.

Kullojini dhe vendosini në tavë.

Shkrini gjalpin në një tigan të madh. Kaurdisni qepën dhe hudhrën për 4 deri në 5 minuta, derisa të zbuten.

Shtoni miellin dhe trazojeni derisa qepët të mbulohen, më pas hidhni ngadalë lëngun dhe qumështin. Vazhdoni trazoni derisa të jetë një masë kremoze.

Shtoni kripë, piper dhe trumzë.

Përzierjen e qumështit e hedhim sipër perimeve. Shtoni çedarin dhe djathin parmixhano.

Bëni bashkë thërrimet e bukës, hudhrën pluhur dhe gjalpin në një tas. Spërkateni sipër tavës.

Piqeni për 15 deri në 20 minuta, derisa perimet të zbuten dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe të artë.

Komento