Festojmë shëndetshëm Ditën e Tokës! Lëngjet dhe smoothie-t më të mira që mund të porosisni në Snapfood

Datat 22 prill shënon Ditën e Tokës, një ditë për të kujtuar rëndësinë e mjedisit ku ne jetojmë dhe një këmbanë për të na ndërgjegjësuar drejt një jete më ekologjike.

Në Snapfood kujdesi ndaj mjedisit është parë gjithnjë me prioritet dhe teksa hulumtohet ҫdo ditë e më shumë për zgjidhje më “të gjelbra”, një ndër opsionet që e ka materializuar këtë mendësi është ai i përzgjedhjes për të marrë ose jo lugë dhe pirunj për porosinë që kanë bërë. Ndotja nga plastika në mbarë botën është në nivele alarmante ndaj duke mos zgjedhur të marrë lugë e pirunj plastike në momentin e porositjes, ҫdo përdorues jep kontributin e vet  në mbrojtjen e mjedisit duke pakësuar ndotjen. Ndryshimi fillon gjithnjë nga vetja dhe ndonjëherë dhe me gjeste të tilla të vogla, por me një impakt të madh.  

Por tani le të festojmë siҫ duhet, me në ndër dhuratat më të bukura që natyra na ka dhënë: FRUTAT! Mëposhtë do të gjeni një listë të lëngjeve të frutave dhe smoothie-ve më të shijshme e të shëndetshme që mund të porosisni në aplikacion.

Nalu

Tek Nalu lëngjet e frutave vijnë në shishe të mbyllura hermetikisht, që jo vetëm janë praktike dhe higjienike, por ndihmojnë dhe në ruajtjen më të mirë të vlerave ushqyese. Do të gjeni një lëng ose smoothie për ҫdo nevojë dhe dëshirë. Duke filluar me lëngun anticelulit, duke vijuar me atë detox, antioksidant etj. Të duhet një bombë proteinike për të pasur energji  përgjatë gjithë ditës? Porosit një shake proteinik me qumësht dhe gjalpë kikiriku.

Coco Crepes and Juices

Të pëlqen ose jo mëngjesi, tek Coco ke zgjidhje. Për ata që nuk funksionojnë dot pa vaktin e parë të ditës, një krepë e shoqëruar me lëngun e jetës është perfekte. Për ata që nuk duan të hanë por nuk duan as brerjen e ndërgjegjes, një Morning Smoothie është ajo që u bën punë.

Noor

Tek Noor, brunch-i  supër i shijshëm vjen më një bonus: Një super përzgjedhje lëngjesh frutash dhe smoothie-sh të shëndetshme.  Nëse po përpiqeni të bëni kujdes me peshën, provoni një lëng me spinaq, mollë dhe kastravec dhe nëse ju ka vajtur mendja për diҫka extra, nuk do të gaboni me një smoothie tropikal.

Momo

Po përpiqesh të ushqehesh shëndetshëm. Tek Momo mund të porosisësh ҫdo ditë një lëng të pastër me një përbërës të vetëm. Alternoji sipas shijeve dhe nevojave të tua dhe deri në fund të javës do të kësh marrë të gjitha vlerat ushqyese që të duhen. Por mos lër pa provuar smoothie-n me avokado, hurma arabie, qumësht dhe mjaltë.

Shkarko aplikacionin: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment