Qofte në tavë me domate dhe patëllxhan të tymosur

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
45 minuta
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
Për qoftet
1 patëllxhan mesatar
2 gota ujë
500 gr mish qengji i grirë
2 gota thërrime buke
2 qepë mesatare të grira hollë
6 thelpinj hudhër të grirë hollë
2 lugë ҫaji rigon
1 lugë ҫaji piper të zi
1 lugë ҫaji fara speci djegës
1 kub koncentrat pule
0.25 ml ujë të nxehtë
Për salcën
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e vogël e grirë hollë
4 thelpinj hudhër të grira hollë
2 kanaҫe domate të koncentruar të shtypur
½ gote ujë të nxehtë
1 kub koncentrat pule

Piqeni patëlxhanin në furrë derisa lëkura të jetë thuajse e djegur dhe tuli të jetë i butë. Lëreni të ftohet dhe qërojini lëkurën e më pas ndajeni në kubikë rreth 5 cm

Vloni 2 gota ujë, shtoni në to patëllxhanin dhe lërini për 3-4 minuta. Kjo do të nxjerrë lëngun e hidhur të patëllxhanit. Kullojeni mirë dhe lëreni të ftohet.

Në një tas të madh, bëni bashkë patëllxhanin me mishin e grirë, qepën, hudhrën, thërrimet e bukës, rigonin, piperin, specin djegës dhe koncentratin e pulës të tretur në ujin e nxehtë. Përziejini mirë me duar dhe kur masa të jetë uniforme, formoni qoftet dhe vendosini në një tavë me 2 cm largësi. Furra duhet ët jetë e ngrohur paraprakisht në 190 gradë. Lërini të piqen për 15-20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Hiqini nga furra de lërini të ftohen për 10 minuta.

Ndërkohë, në zjarr mesatar skuqni qepën dhe hudhrën në vaj ulliri për 2 minuta. Shtoni koncentratin e pulës, ujin, domatet e shtypura, rigonin dhe lëreni në zjarr për 15-20 minuta.

Në një tavë të thellë, shtroni gjysmën e salcës. Vendosni mbi të qoftet dhe mbulojini me pjesën e mbetur të salcës.

Piqini në furrë në 175 gradë për 10-15 minuta derisa salca të bëjë flluska. Shërbejeni me bukë të thekur ose pilaf.

Komento