500 gr mish qingji pa kocka, mundësisht nga kofsha, i prerë në kubikë
300 gr patate të ëmbla, të prera në kubikë të vegjël
2 lugë ҫaji koriander
2 lugë ҫaji kanellë
1lugë gjelle pure domateje
50 gr hurma arabie pa fara
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Në një tigan të madh ngrohni vajin, shtoni qepën dhe mishin e qingjit dhe skuqini shpejt derisa mishi të marrë një ngjyrë të lehtë kafe.
Shtoni patatet e ëmbla dhe erëzat dhe trazojini mirë. Hidhini 425 ml ujë të valuar, purenë e domates dhe lereni të ziejë.
Mbulojeni dhe uleni zjarrin. Lëreni për 15 minuta derisa patatet dhe mishi të jenë zbutur. Në 10 minutat e fundit shtoni dhe hurmat. Spërkateni me majdanoz të grirë dhe shërbejeni me pilaf ose kuskus.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento