1 ½ gotë miell që fryhet vetë, plus pak për punimin
1 gotë kos grek
Spraj gatimi
Nëse i dashuron pizza-t e bëra në shtëpi, por të mundon zënia e brumit, atëherë kjo recetë është fiks për ty. Në vetëm pak minuta dhe me vetëm 2 përbërës, do t shijoni një super pizza.
Përzieni miellin që fryhet vetë me kosin grek në një tas të madh. Transferojeni në sipërfaqen ku do e punoni ku keni spërkatur paraprakisht pak miell. Punoni brumin për 8-10 minuta duke shtuar me sy pak miell sipas nevojës që të mos bëhet shumë i ngjitshëm.
Lyeni tavën me spraj për gatim dhe përhapeni brumin cep më cep.
Pasi të keni vendosur përbërësit sipas dëshirës, futeni në furrë të ngrohur paraprakisht me temperaturë 260 gradë. Temperatura e lartë është sekreti për koren krokante dhe bazën e pjekur siҫ duhet.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Komento