1.Fillimisht rrahim vezët me pirun dhe shtojmë pak kripë e nenexhik.
2.Më pas shtojmë miellin pjesë-pjesë aq sa shihni që formohet një brumë si i byrekut.
3.Vendosim në zjarr mesatar tiganin dhe shtojmë vajin.
4.Pasi është nxehur mirë, skuqim topthat e vegjël të formuar nga brumi. Topthat bëjini sa një arrë pasi ato kur skuqen fryhen dhe marrin ngjyrë të artë.
5.Nëse i doni të zbutur në kos i vendosni të nxehta, nëse i doni kërce prisni sa të ftohen pak.
6.Bobollaqet pasi janë skuqur i vendosim në kos duke shtuar sipër vaj ulliri. Nëse dëshironi tek brumi mund të shtoni edhe djathë të bardhë.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
Në disa fshatra të vegjël arbëreshë në Sila të Kalabrisë, ka një recetë që prej gjashtë shekujsh nuk është shkruar kurrë në italisht. Nuk ka as libra gatimi, as video në internet. Ka vetëm fjalë të pëshpëritura në arbërisht,...
Lini një koment