Ky kombinim i orizit me pjepër dhe proshutë do ta bëjë sallatën tuaj speciale

300 g oriz i zier
100 g djathë i butë pa kripë
300 g pjepër
200 g proshutë
100 g rukola
Manaferra
Kripë, Piper
Vaj ulliri

1.Ziejmë orizin në ujë me kripë, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë.

2.E vendosim në tas dhe shtojmë djathin, proshutën, pjeprin të copëtuara.

3.Shtojmë rukola, manaferra dhe e marinojmë të gjithë sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri.

4.E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.

Lini një koment