Jeni të sigurt që blini pula të freskëta? 4 arsye për t’i dalluar
Nga ta dini që pula që blini në supermarket apo dyqanin e mishit është e freskët apo e ndenjur? S’keni nga ta dini, por po ua zbulojmë ne përmes katër trukesh:
Ngjyra
Kontrolloni ngjyrën e mishit të pulës, sigurohuni që të kontrolloni edhe të çarat si kofshët apo poshtë krahëve. Nëse ngjyra është rozë, pula është e freskët. Nëse vjen drejt grisë ose transparentes, është e ndenjur.
E freskët E ndenjur
Shihni përbërjen
Sigurohuni që mishi të jetë i fortë dhe elastik, jo i qullët apo më i ngurtë se ç’duhet.
E freskët E ndenjur
Aroma
Pulat e freskëta nuk kanë ndonjë lloj arome. Nëse ndjeni ndonjë aromë të pakëndshme që vjen nga pula juaj, me shumë mundësi është e ndenjur dhe duhet hedhur në koshin e mbeturinave.
E freskët E ndenjur
Kontrolloni për njolla gjaku gjatë prerjes
Prezenca e gjakut gjatë prerjes tregon që mishi është ngrirë e shkrirë disa herë. Gjithashtu, njollat e gjakut zmadhojnë rrezikun për kontaminim bakterial.
E freskët E ndenjur
Pula duhet ruajtur në temperatura poshtë 4 gradë Celsius për të minimizuar shanset e rrezikut të salmonelës. Nëse po bëni pazare, pulën duhet ta blini të fundit në mënyrë që të jetë e freskët deri kur të shkoni në shtëpi.
Kur ta ndani pulën në copa, futeni nëpër qese hermetike në mënyrë që të mos marrin ajër.
Aknet në shpinë janë më të zakonshme nga sa mendohet. Shpesh i vëmë re rastësisht, kur vishemi, kur dalim në plazh, pas palestrës, ose kur lëkura nis të kruhet, të skuqet apo të krijojë disa zona të dhimbshme. Edhe...
Nëse deri dje në supermarket merrnit kos pa u menduar dy herë, tani me siguri keni vënë re edhe një produkt tjetër që po bëhet gjithnjë e më popullor: Kefiri. Shumë njerëz e ngatërrojnë me kosin, por në fakt...
Ajo që për vite është parë si diçka normale në kuzhinë, sot po vihet seriozisht në pikëpyetje. Shkencëtarë nga vende të ndryshme po kërkojnë që zierja e karavidheve të gjalla të ndalohet, pasi studimet e fundit tregojnë se ato...
Lini një koment