8 lugë kos i bardhë i trashë + 4 lugë për dekorimin e pjatave
1 lugë e vogël lëng limoni
1 degë e vogël trumzë e freskët ose e thatë
1 litër lëng perimesh i valuar
2 lugë vaj ulliri
Kripë
1.Karrotat e qëruara, gjysmën i presim në rende të holla dhe të tjerat në kubikë, mollën e qërojmë dhe e presim në feta të holla.
2. Qepën e qëruar, të grirë imët, e skuqim në një tenxhere me vajin e ullirit dhe xhenxhefilin.
3. Shtojmë karrotat në kubikë dhe mollën në tenxhere te qepa, i rregullojmë për kripë, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 30 minuta me kapak.
4. Pasi supa ka zier e lëmë të ftohet dhe e hedhim në blender deri sa të krijohet masë homogjene si krem.
5.Shtojmë kosin dhe lëngun e limonit dhe i përziejmë deri sa të jenë përzier mirë.
6.E shërbejmë të ngrohtë nëpër pjata, të cilat i zbukurojmë sipër me feta karrote, 1 lugë kos dhe gjethe trumze.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment