Arrat janë frutat, të cilat ju ndihmojnë kundër anemisë, tek impotenca, te problemet e gjëndrës tiroide, tek ulcera e stomakut. Arrat janë burim i vërtetë i shëndetit, plot antioksidues dhe materiale ushqyese. Nga kjo pemë ushqyese mund të bëni specialitete të kuzhinës, por edhe përbërje shëruese, të cilat e ruajnë shëndetin tuaj gjatë tërë vitit.
Arrat kanë shumë kalori, rreth 650 kal për 100 gramë. Në arra gjejmë 16% proteina, 12% glucide dhe më shumë se 60% yndyra. Për sa i përket këtyre të fundit, nuk flitet për yndyra negative për organizmin, përkundrazi, por për të famshmen omega 3 dhe omega 6, të cilat kanë një aksion pozitiv mbi kolesterolin dhe trigliceridet. Arrat janë të pasura me kripëra minerale, si potas, hekur, fosfor, magnez, kalcium dhe vitamina. Mes tyre B1, B2, B6 dhe vitamina E, e cila ndihmon për te parandaluar radikalet e lira dhe si pasojë plakjen.
Vlerat shëndetësore të arrës
Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë më të vërtet të shumta. Fillimisht, arrat përmbajnë një substance aminoacide bazike të quajtur argininë, shumë e rëndësishme për të parandaluar arterosklerozën.
Duke qenë shumë ushqyese, arrat mund të konsumohen edhe për të luftuar stresin, për të njëjtin motiv, mund të futen në dieta vegjetariane për të shtuar sasinë e proteinave.
Arrat gjithashtu janë të këshilluara edhe në periudhën e shtatzënisë, për përmbajtjen e lartë të omega 3, për një zhvillim të fetusit. Kundër ndikimet, janë të pakta dhe me tepër janë të lidhura me konsumin e tepërt të arrave.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment