Receta klasike e peshkut me patate që nuk do shumë kohë

Veshtiresia
E thjeshtë
Koha gatimit
15
Sugjerohet për:
4
Kalori:
782
4 patate
1 filxhan miell
1 lugë çaji pluhur pjekje
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji piper i zi i bluar
1 filxhan qumësht
1 vezë
1 litër vaj vegjetal për skquje
500 gram merluc

1.Vendosni patatet në një enë me madhësi të mesme me ujë të ftohtë. Në një tas të veçantë përzieni së bashku miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe piperin.

2.Bashkoni qumështin dhe vezën; përzieni derisa përzierja të jetë e njëtrajtshme. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 20 minuta.

3.Nxehni paraprakisht vajin në një tenxhere të madhe ose tigan elektrik në 175 gradë C. Skuqini patatet në vaj të nxehtë derisa të zbuten. Kulloni ato në letra kuzhine.

4.Hidhni peshkun në masën e përgatitur më parë me qumësht dhe vezë, duke e kaluar në të dyja anët dhe vendosini në vaj të nxehtë. Skuqeni derisa peshku të marrë ngjyrë kafe të artë.

5.Nëse është e nevojshme, rritni nxehtësinë për të ruajtur temperaturën (175 gradë C). Kullojeni mirë me letrat e kuzhinës.

6.Skuqini patatet përsëri për 1 deri në 2 minuta për t’i bërë më shumë crispi.

Komento