Sot gatuajini thjerrëzat sipas kësaj recete dhe të gjithë do t’i shijojnë pafund!

400 gr thjerrëza të ziera
150 gr karrota
300 gr patate
Një lugë qepë e grirë
1 domate
1 spec i kuq
1 lugë vaj
Piper

1.Në një tenxhere skuqni qepën.

2.Hidhni domaten, karrotat, specin dhe patatet të prera në kubikë dhe lërini në zjarr për rreth 25 minuta.

3.Shtoni më pas thjerrëzat dhe piperin dhe lërini për rreth 10 ose 15 minuta të tjera.

4.Nëse deshironi shoqërojini edhe me një antipastë me perime të stinës.

Lini një koment