Kek me mollë, rrush të thatë dhe mjaltë

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
5 persona
Kalori:
279
200 gr miell integral
100 gr miell thekre
4 vezë (të bardhat veç nga të verdhat)
100 gr rrush i thatë
3 mollë
130 gr mjaltë
130 ml vaj ose 150 ml gjalpë i tretur
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1/2 lugë e vogël kanellë ose sipas dëshirës
Kripe
1 bustinë vanilje
1 grusht arra të qëruara

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tas me ujë të nxehtë (jo i valuar), vëmë rrushin të hidratohet për 10 minuta.Më pas, e kullojmë, e thajmë me letër thithëse për kuzhinë dhe e spërkatim me miell, që të mos bjerë në fund të brumit gjatë pjekjes së kekut.
2. Në një tas, përziejmë miellrat, kanellën, kripën, vaniljen dhe sodën, të cilën e hedhim me sitë.
3. Mollët e qëruara, i presim në kubikë jo shumë të vegjël.
4. Të verdhat e vezëve i përziejmë me pirun me shurupin e panjës dhe vajin. Shtojmë mollët dhe rrushin e thatë dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë masat e miellrave dhe i përziejmë edhe këto me lugë druri.
5. Me rrahësen elektrike, rrahim të bardhat e vezëve, i bëjmë marengë dhe i shtojmë pjesëpjesë në tasin ku kemi brumin me mollët.
6. Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre, shpërndajmë sipër arrat dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E lëmë të ftohet në tavë dhe më pas e heqim.

Komento