Mëngjesi nis mbarë me disa pite të mbushura me proshutë dhe perime
500 gram miell
1 vezë
250 gr djath të bardhë
150 gr proshutë
1 domate
250 ml ujë
2 speca
Kripë, piper
1/4 lugë kafe sodë buke
1.Në një tas kombinoni miellin, sodën e bukës, kripën dhe trazojini. Shtoni vezën, ujin dhe punojeni mirë masën.
2.E mbuloni brumin dhe e lini të pushojë për 20-30 minuta.
3.E ndani në toptha të vegjël dhe i hapni me okllai.
4.Ndërkohë në një enë të pastër kombinoni proshutën e prerë në kubik, specat e prerë imët, domatet pasi i keni hequr lëkurën dhe farat, kripën dhe piperin.
5.I trazoni mirë dhe mbushni pitet me nga një lugë gjelle nga kjo masë.
6.Skuqni pitet në një tigan me vaj. Kujdesuni që të skuqen mirë nga të dyja anët.
7.I lini të ftohen pak dhe pas kësaj mund t’i shijoni!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment