Role me krudo dhe mocarela, një antipastë speciale për familjen tuaj
300 gr djathë burrata
1 fletë mocarella (mocarella në këtë recetë nuk është në formë topash, por duhet ta kërkoni në supermarket në formë flete)
Vaj ulliri
Rukola
Uthull balsamike
Kripë
180 gr domate në vaj
200 gr proshutë krudo
Piper i ëmbël
1.Merrni djathin burrata dhe vendoseni në një sitë ose kulluese të humbasë lëngun e tepërt. Hapni një fletë mocarelle në një letër absorbuese kuzhine në mënyrë që të thahet.
2.Kulloni domatet e thata në vaj dhe pritini në shirita të hollë, lani një tufë rukola dhe thajeni në tharësen e sallatës.
3.Vendosni fletën e mocarelës mbi një fletë furre, përhapni në të djathin burrata, shtoni domatet e thata dhe rukolën.
4.Shtroni sipër fetat e proshutës krudo dhe rrotullojeni me kujdes me ndihmën e letrës së furrës duke u kujdesur ta shtrëngoni mirë.
5.Hiqeni nga frigoriferi, eliminoni letrën e furrës dhe priteni në feta, sistemojeni në një pjatancë dhe spërkateni me piper të ëmbël, uthull balsamike, kripë dhe gjethe rukola.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment