Mos e hidhni lëngun e turshive, është kura më e mirë për zbutjen e urthit!
Thuhet se lengu i turshive është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit.
Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut.
Lëngu i turshive është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.
Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshive industriale nuk ka probiotikë, sepse këto baktere zhduken gjatë përpunimit dhe fermentimit.
Ndaj këshillohet të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrësesi atë të turshive të pëpunuara.
Uthulla është një përbërës kryesor i turshive, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin.
1.Përmban plot antioksidantë Lëngu i turshive ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer.
Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.
Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë.
Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.
2.Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak
Studimi tregoi se utulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.
Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.
3. Ndihmon me tretjen
Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen.
Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik:
-Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,
– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.
– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,
– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt.
-Nëse jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.
– Shmangni duhanin, alkolin, ushiqmet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.
– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.
Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e simptomave të urthit.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment