1.Nxehni furrën në 200C. 2.Ngrohni vajin në një tigan që nuk ngjit mbi një nxehtësi të lartë. 3.Marinoni mishin e pulës dhe skuqeni, nga ana e lëkurës poshtë, për 5 minuta deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë. 4.Hiqeni dhe vendoseni mënjanë. 5.Qepën dhe piperin futini në tigan dhe skuqini për 10 minuta derisa të zbuten. 6.Shtoni specin djegës dhe hudhrën dhe skuqini për një minutë tjetër. 7.Hidhni pak verë, pastaj ziejini për disa minuta derisa lëngu të përgjysmohet. 8.Më pas shtoni domatet, rigonin, lëngun e pulës, spinaqin dhe sheqerin. 9.Lërini të ziejnë për rreth 10 minuta. 10.Derdheni salcën në një tigan të mesëm. 11.Shtoni mishin e pulës dhe piqeni për 35-40 minuta derisa të piqet mishi plotësisht. 12.Ndërkohë gatuani makaronat sipas udhëzimeve të paketimit dhe pasi të jenë zier shërbejini me mishin e pulës së gatuar në tigan.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Komento