Patate të mbushura me proshutë të tymosur dhe dreka juaj do të bëhet e mrekullueshme!

4 patate
150 gram proshutë e tymosur
Kripë
Borzilok të freskët
Vaj ulliri
Piper

1.Merrni patatet, i lani dhe i qëroni.

2.Filloni t’i prisni në sipërfaqe, sikurse janë edhe në foto.

3.I marinoni me pak kripë e piper.

4.Hapsirat e patateve i mbushni me proshutë.

5.Tani i vendosni patatet për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.

6.I skuqni mirë nga të dyja anët dhe pas kësaj mund t’i shijoni!

Lini një koment