400 gr domate te pjekura mire, pa lekure, ne kubike
1 thelp hudhër
4 lugë vaj ulliri
1/2 qepë e grirë imët
1 spec djegës
Kripe
1.Specat e larë, pasi u heqim bishtin dhe farat i presim në rripa sa më të hollë, pasi kështu duhet më pak kohë për t’i gatuar.
2.Në një tigan të madh skuqim hudhrën me vajin e ullirit bashkë me qepën dhe i lëmë në zjarr derisa qepa të marrë pak ngjyrë.
3.Shtojmë specat dhe specin djegës të prerë në copa të vogla. I lëmë për pak minuta në zjarr dhe më pas shtojmë domatet, kripë dhe i lëmë në flakë të ulët për 15 minuta afërsisht ose derisa të shohim që salca është trashur dhe specat janë zbutur.
4.Ndërkohë, ziejmë makaronat në tenxhere me ujë të valuar me kripë, por i heqim 1 minutë para se të kenë zier plotësisht dhe I hedhim direkt në tiganin ku kemi salcën.
5.Shtojmë djathin, të prerë në kubikë dhe i përziejmë me lugë druri derisa djathi të tretet nga nxehtësia.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
Lini një koment