Biskota me hurma arabie, receta e famshme dhe tepër tradicionale në Lindjen e Mesme
3 gota miell semola
1 gotë miell tip 00
1/5 filxhan me gjalpë të shkrirë
½ filxhan me qumësht të ngrohtë
¼ filxhan me ujë
2 lugë çaji pluhur pjekjeje
Për mbushjen:
2 filxhan me hurma arabie (pa bërthamë)
1.Të gjithë përbërësit i bashkoni në një tas gradualisht dhe i përzieni mirë (përveç hurmave).
2.E punoni mirë masën me dorë. Tasin e mbyllni me një qese plastike dhe e lini në frigorifer për 12 orë.
3.Të nesërmen i nxirrni.
4.Filloni e formoni disa toptha të vegjël. Brenda i fusni secilës nga një hurmë arabie.
5.Kështu veproni deri në fund, sa të mbarojë brumi i biskotave.
6.I radhisni në një tavë njëra pas tjerës dhe i fusni në furrë të piqen për 20 minuta në 180 gradë. Shijojini me një kafe ose çaj sipas dëshirës!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment