Ja çfarë duhet të bëjmë nëse kemi këmbë të enjtura!
Këmbët janë pjesa e organizmit të cilat kanë gjithë peshën e trupit, prandaj është e rëndësishme që ju herë pas herë të kujdeseni për çlodhjen e tyre.
S’është aspak habi që ndonjëherë të keni këmbë të enjtura. Por nëse një gjë e tillë përsëritet, atëherë duhet të bëni diçka.
Çfarë konkretisht? Për të parandaluar enjten e këmbëve është e rëndësishme që ju të evitoni çdo lloj sforcimi ose qëndrimi ulur ose të shtrirë në shumicën e kohës. Enjtja e këmbëve ndodh kryesisht për shkak të akumulimit të lëngjeve në indet dhjamore të nënlëkurës.
Lëkura e këmbëve është e tendosur dhe nëse ju vendosni presion me gisht në zonën e ënjtur, të mbushur me lëng, formohet një flluskë e vogël që zgjat disa sekonda.
Disa nga masat që ju duhet të keni parasysh janë:
Vishni gjithmonë çorape dhe këpucë komode.
Ecja dhe sporti sigurisht që bën mirë, por nuk mund t’i kërkojmë trupit tonë më shumë sesa mund të përballojë. Është gjithmonë e këshillueshme të rikuperoni energjitë dhe të relaksoni këmbët.
Një dietë e pasur me substanca ushqyese, si vitaminat dhe oligomineralet, gjithashtu lënia e duhanit.
Ndryshimet e temperaturës ndihmojnë në lehtësimin e ënjtjes. Vendosni këmbët në një enë me ujë të nxehtë dhe pas dhjetë minutash vendosini në një enë të mbushur me ujë të ftohtë për 30 sekonda, përsëriteni këtë tre katër herë duke e përfunduar me ujë të nxehtë.
Masazhoni këmbët me locion menteje, nga lart poshtë, duke ushtruar një presion të lehtë me duart tuaja.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment