Sugjerojmë:

Fërgesë me kërpudha dhe sallam, shije e veçantë që duhet provuar!

Fërgesë me kërpudha dhe sallam, shije e veçantë që duhet provuar!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 500 gram sallam
  • 500 gram kërpurdha
  • 1 qepë
  • 1 hudhër të plotë
  • 3 gjethe dafine
  • 500 gram domate
  • 1 gotë ujë verë të bardhë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

I presim kërpudhat në copa të vogla. Në një tigan skuqim qepën me hudhrën. Sallamit ia heqim lëkurën dhe e presim në rripa të hollë.

2

Më pas i skuqim. I shtojmë kërpudhat, gjethet e dafinës dhe verën. I lëmë derisa kjo e fundit të avullojë tërësisht.

3

Domatet e prera hollë i shtojmë në tigan, i hedhim kripën dhe piperin dhe i lëmë për 20 minuta.

4

Sapo përgatitët një fërgesë me kërpurdha dhe sallam nga duart tuaja. Shijojeni!

Lini një koment