Filloni të aplikoni këtë maskë me djathë dhe fytyra do t’ju falënderojë
Verë apo dimër fytyra gjithmonë do të jetë shenjestra e parë që ndikohet dhe acarohet nga moti.
Shtresat e lëkurës bëhen më të dobëta dhe kremrat që përdorim shpesh nuk kanë efekt të menjëhershëm në zbutjen dhe hidratimin e lëkurës.
Për të rikthyer butësinë dhe shkëlqimin në fytyrë, realizoni një maskë me djathë të butë, të tipit quark.
Merrni një lugë djathë, një lugë mjaltë, një lugë vaj ulliri. Përziejini mirë së bashku dhe aplikojeni maskën në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Nëse dëshironi t’i jepni shkëlqim një çehreje pa jetë, krijoni maskën e djathit duke i shtuar atij një lugë kos dhe një luga vaj ulliri. Aplikojeni si metoda paraardhëse. Por kur thatësia është shumë e theksuar dhe rezulton në skuqje dhe plasaritje, shtoni pak vaj esencial kalendule tek përbërja me djathë dhe vaj ulliri. Për një veprim efikas dhe ushqyes, mund ta holloni pak djathin me lëng kastraveci. Shtimi i tërshërës është gjithashtu i shkëlqyeshëm për qetësimin e lëkurës së irrituar.
Pirja e ujit rekomandohet gjerësisht nga ekspertët e shëndetit si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ruajtur shëndetin e mirë. Praktika e pirjes së ujit të parë në mëngjes, veçanërisht me stomakun bosh, është përkrahur nga shumë...
Vuan nga rënia e flokëve? Flokët e tu duan ‘vite’ që të rriten dhe sërish s’je i kënaqur me gjatësinë dhe shëndetin e tyre? Dëshiron flokë më të dendur? Të tregojmë si ta përgatisësh vetë vajin e rozmarinës në...
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Lini një koment