Biskota me mollë dhe kanellë, receta për 15 minuta

1 Vezë
100 gram sheqer kaf
100 gram gjalpë
16 gram fryrës ëmbëlsirash
350 gram miell 00 për ëmbëlsira
2 mollë
Kanellë
Sheqer pluhur

1.Rrahim vezët me sheqer duke shtuar gjalpin e më pas fryrësin , kanellën dhe miellin.
2.Brumin e bëjmë pak më të fortë se brumin e kekut dhe shtojmë mollët e prera në kubikë të vegjël.
3.Me nje spatull i perziejmë mirë që të bashkohen me njëri – tjetrin.
4.Vishni tavën me letër kuzhine dhe hidhini biskotat në formën që dëshironi.
5.Piqini për 20 minuta në 170 gradë deri sa të marrin ngjyrë.
6.Mund t’i dekoroni me sheqer pluhur.

Lini një koment