Tavë patatesh me 2 lloje djathrash, thjesht fantastike!

500 gr patate
250 gr djathë mocarela
100 gr djathë parmixhano
50 ml qumësht
30 gr gjalpë
Piper i zi
Arrë moskat
Kripë

1.Në fillim lani dhe qëroni patatet dhe i prisni në feta.

2.I vendosni në një tavë(mirë do të ishte tavë balte), një shtresë.

3.Sipër hidhni djathë mocarela, kripë, piper dhe parmixhano.

4.Kështu hidhni disa shtresa deri sa tava të mbushet dhe në krye të mbetet shtresa e patateve.

5.Në një enë tjetër hidhni qumështin të ngrohet dhe shtoni gjalpin, kripë,piper dhe arrën moskat.

6.Masën e përgatitur hidheni sipër patateve dhe lëreni tavën të piqet në 200 gradë për 20 minuta.

Lini një koment