Si të bëjmë vetë bukën e shijshme me ullinj dhe erëza!
3 filxhanë me miell gruri
2 lugë çaji me maja buke
1 lugë e gjysëm çaji me hudhër pluhur
1 lugë çaji me erëza (piper, rigon, rozmarinë)
1 filxhan e gjysëm me ujë të ngrohtë
1 lugë gjelle me miell misri
1/2 filxhani me ullinj
3 lugë gjelle me vaj ulliri
Pak sheqer
Kripë
1.Në një enë të madhe përzieni miellin, majanë, sheqerin, kripën, hudhrën, erëzat, ullinjtë e zinj, vajin e ullirit dhe ujin. 2.Përziejini mirë dhe më pas transferojeni brumin në një sipërfaqe të sheshtë. 3.Punojeni brumin me duar për 5-10 minuta dhe lëreni të vijë për 45 minuta deri sa të dyfishohet në masë. 4.Pasi të ketë ardhur brumi, punojeni sërish për 5 deri në 10 minuta dhe lëreni sërish të vijë për 30 minuta të tjera. 5.Më pas, punojeni sërish dhe jepini brumit një formë rrumbullake. 6.Mbështilleni me një napë të lyer me miell dhe dhe lëreni sërish të vijë për 30 minuta të tjera. 7.Teksa brumi fryhet për të tretën herë, ndizeni furrën dhe në të vendosni një tenxhere të vogël me ujë. 8.Merrni një tepsi dhe lyejeni lehtas me vaj ulliri dhe me miell misri. 9.Jepini brumit formën e preferuar dhe futeni në furrë. 10.Piqeni për 15 minuta në temperaturë prej 250 gradësh dhe më pas 30 minuta të tjera në temperaturë 180 gradës deri sa të piqet plotësisht.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment