Supë me domate, spec dhe gjoks pule super e shijshme!
2 lugë vaj ulliri
3 thelpinj hudhër, të grirë
1 qepë e mesme
1 supë pule
1 spec i kuq i ëmbël
1 kanaçe fasule e zezë
2 lugë erëza taco
Gjoks pule pa lëkurë
1 kg domate
1 kanaçe fasule garbanzo ose qiqra
3 gota misër
Mbushje opsionale: Djathë çedar të copëtuar, majdanoz të grirë të freskët, salcë kosi, avokado, speca, shirita të skuqur tortilla dhe lime.
1.Në një tenxhere ngrohni vajin mbi nxehtësinë mesatare.
2.Shtoni qepën dhe gatuajeni duke e trazuar për 6-8 minuta.
3.Shtoni hudhrën dhe gatuajeni 1 minutë më gjatë.
4.Shtoni domatet dhe specin e kuq dhe lërini të zihen në nxehtësi të ulët deri sa domatet të zbuten.
5.Ftoheni pak supën dhe futeni në një blender.
6.Vendosni mishin e pulës në një tenxhere të ngadaltë dhe spërkateni me erëzat taco.
7.Derdhni përzierjen e domates sipër dhe shtoni fasulet(të dyja).
8.Gatuajini në temperaturë të ulët derisa mishi të jetë zier.
9.Hiqni mishin e pulës dhe copëtojeni me 2 pirunë.
10.Kthejeni tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe shtoni misrin.
11.Gatuajeni me kapak të mbuluar 15-30 minuta.
12.Shërbejeni me djathë cedar dhe majdanoz sipër.
Në një tenxhere hedhim ujë dhe sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim 2 thelpinj hudhër dhe pak majdanoz që të aromatizohet vaji sa më mirë. Shtojmë më pas frutat...
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Lini një koment