Kaq e thjeshtë, kjo recetë e pastave me mish pule dhe salcë Milano është e paparë
1 lugë gjelle gjalpë
2 thelpinj hudhër të grirë
½ gote domate të thara, të grira
1 gotë lëng pule
500 gr gjoks pule
2 lugë gjelle vaj vegjetal
1 gotë pana
2 lugë gjelle borzilok i freksët i grirë
Pasta fettuccini (për 4 persona)
Kripë dhe piper
1.Në një tigan të madh, hidhni gjalpin dhe vendoseni mbi sobë në nxehtësi të ulët.
2.Shtoni hudhrën dhe gatuajeni për 30 sekonda.
3.Shtoni domaten e tharë dhe ¾ e lëngut të pulës duke shtuar gradualisht nxehtësinë në temperaturë mesatare derisa të filloj të ziejë.
4.Më pas uleni sërish nxehtësinë dhe lëreni për 10 minuta, derisa domatet të jenë zbutur.
5.Shtoni panën dhe përziejeni masën, derisa të jetë krijuar një masë e trashë .
6.Spërkateni pulën me kripë dhe piper nga të dyja anët.
7.Në një tigan të thellë hidhni vajin dhe skuqeni gjoksin e pulës në nxehtësi mesatare derisa mesi të mos jetë më rozë.
8.Pasi të jetë gatuar, vendoseni në një pjatë dhe mbulojeni me kapak.
9.Tiganin ku gatuat pulën, pastrojeni nga yndyra dhe hidhni në të pjesën e mbetur të lëngut të pulës.
10.Vendoseni në sobë në nxehtësi mesatare derisa të ziejë. Uleni nxehtësinë dhe shtoni kremin e përgatitur më parë, borzilokun dhe kripë e piper sipas shijes.
11.Në një tenxhere me ujë me kripë, zieni pastat për 8-10 minuta.
12.Kullojini, hidhini në një enë të madhe dhe përziejini me 3-4 lugë gjelle nga salca e përgatitur.
13.Secilin prej gjokseve të pulës pritini në segmente diagonale dhe vendosini mbi çdo pjatë me pasta, duke shtuar dhe salcën.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment