Mos e hidh ëmbëlsirën që harrove t’i hedhësh sheqer, rregulloje në këtë mënyrë!

Jam e sigurtë që të gjitha amvisave, ashtu si edhe mua u ka ndodhur që të kenë harruar njëherë t’i hedhin sheqer ëmbëlsirës së përgatitur me aq dashuri…

Dhe kjo papritur të shndërrohet në një tmerr, një ëmbëlsirë pa sheqer që s’ka asnjë lloj shije dhe askush nuk do ta marrë mundimin ta provojë.

Një ngjarje aspak e këndshme sidomos kur të gjithë janë duke e pritur me padurim ëmbëlsirën tënde.

Por e dini çfarë? Provova ta ndryshoja konceptin e ëmbëlsirës së thatë…

Pak ujë me sheqer do t’a shpëtojë ëmbëlsirën tuaj, nuk do të jetë ajo që niset në fillim, por do të jetë e ëmbël, e lagësht dhe shumë e shijshme.

Thjesht në një tenxhere shtoni pak ujë me sheqer dhe lereni të ziejë.

Pasi ta hiqni  nga zjarri lereni të ftohet dhe më vonë e hidhni tek ëmbëlsira që keni përgatitur.

Lini një koment