SnapFood mendon për të gjithë adhuruesit e verërave. Kantinat më të njohura botërore në tryezën tuaj me një klik!
“Vera përmirësohet me kalimin e viteve, unë përmirësohem duke konsumuar verë”.
Por, çfarë është vera? Vera është lëng rrushi i fermentuar. Kjo është përgjigjja më standarde. Në fakt jo. Vera është një produkt kompleks, pothuajse enigmatik. Përgjatë historisë, kuptimi i saj ka ndryshuar për t’u bërë një simbol i statusit dhe hedonizmit dhe një gotë verë shoqërohet me argëtim, ushqim të mirë dhe miq.
Dashamirësit e verës e dinë që kjo pije është e gjitha për një përvojë më vete që fillon nga hapja e tapës e deri tek rituali lëkundjes së gotës, nuhatja dhe shijimi i saj. Cilado gotë verë ka fuqinë për të na marrë me vete në udhëtime të largëta, pas së cilave fshihen terrene të reja, tradita dhe kultura për t’u zbuluar. Prapa çdo shisheje vere, fshihet një histori, një vreshtë e madhe, një rrush i mirë dhe një punë kolosale.
Për këtë arsye SnapFoodi ka dhënë hapësirën që meritojnë të gjithë verë-dashësit përmes Vena
Tanimë thjesht dhe vetëm duke shkarkuar aplikacionin SnapFood ju do të keni mundësinë të porosisni sipas dëshirave tuaja, verë të bardhë ose të kuqe. Brenda aplikacionit ju do të njiheni përkatësisht me disa nga emrat më të famshëm të botës së verërave, çmimin përkatës, përqindjen e alkoolit dhe madhësinë e shishes.
Cilësia? Maksimale!
Jepini vlerë drekës apo darkës suaj, ditëlindjeve apo gëzimeve të tjera familjare duke shijuar një gotë nga verërat më të mira të Vena.
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment