Delivery në kohën e COVID-19: Kompanitë e shpërndarjes së ushqimit marrin masa për të mbrojtur personelin
Me ndalimin e ushtrimit të aktivitetit të bar-restoranteve, si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e infeksionit të COVID-19, shumë klientë janë drejtuar drejt shërbimit Delivery. Por paralelisht me shërbimin Delivery lindin edhe sfida të reja.
Një barrë e rëndë në këtë drejtim u mbetet edhe personelit të shpërndarjes së ushqimit, që ashtu sikurse mjekët, infermierët, sanitarët apo policët, meritojnë të quhen heronj të vërtetë! Ata ndeshen çdo ditë me një numër të madh njerëzish ku dorëzojnë pakot e ushqimit dhe në këtë linjë respektimi i distancave të sigurisë, vendosja e maskave dhe higjiena e duarve është themelore për mos rrezikimin e shëndetit të tyre, por edhe të klientëve.
SnapFood, rrjeti i famshëm i shërbimit delivery në Tiranë është kujdesur të trajnojë stafin e tij për t’u siguruar që rregullat e higjienës të zbatohen në çdo pjesë të zinxhirit të punës. Madje ka imponuar edhe disa masa të tilla si: inkurajimi i shpërndarjes së ushqimit pa kontakt, dhënia e maskave për personelin e dorëzimit dhe matja e temperaturës së personelit çdo ditë.
Masat e shtuara vijnë afërmendsh në një kohë kur kërkesa për shpërndarje të ushqimit po rritet, duke rritur rrjedhimisht edhe numrin e personelit që meret me këtë punë. Statistikat tregojnë se numri i restoranteve partnere në këtë periudhë pandemie janë dyfishuar për aplikacionet e porositjes online të ushqimit. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me SnapFood duke renditur këtu si prurje të reja: rrjetin e famshëm të Fast-Food “Big Bite”,“Edua shop&eat Tirana”, “Tobacco Shop”, “Piceri Shardana”, “M’ANNA – Mediterranean Food,”“Sheqer pikant”,“Tartuf Shop” farmaci, markete e një sërë alternativash të tjera.
Për SnapFood është thelbësore që personeli i ofrimit të ushqimit të respektojë masat në distancë të sigurt duke pasur parasysh ndërveprimet e tyre të shpeshta me bizneset dhe klientët.
Shpërndarësit e SnapFood meritojnë një respekt sepse që prej ditës së parë të izolimit ata kanë qenë në punë duke rrezikuar shëndetin e tyre për të ndihmuar qytetarët, por edhe për të mbështetur bizneset që gjatë kësaj periudhe kanë vijuar punën ndonëse me kufizime.
Por çfarë ndodh konkretisht kur ju porosisni me SnapFood në restorantin tuaj të preferuar?
Në kuzhinën e restorantit
Stafi sigurohet që të lajë duart rregullisht dhe të mbajë një distancë të sigurt nga njëri-tjetri
Bisedat boshe gjithashtu minimizohen
Stafi i ha vaktet veçmas nga njëri-tjetri
Kur paketohet ushqimi
I gjithë stafi i ushqimit dhe pijeve duhet të veshë maska
Sipërfaqet e tavolinës së punës higjenizohen rregullisht
Kalimi i pakos së ushqimit tek motorristi
Stafi i dorëzimit delivery zakonisht pret jashtë restorantit për të minimizuar bashkëveprimin
Porositë vendosen në një zonë të caktuar për marrjen më pas nga nga personeli i shpërndarjes.
Shpërndarja nga SnapFood
Personelit të dorëzimit i kujtohet të lajnë dhe higjenizojnë duart sa më shpesh.
I gjithë personeli i dorëzimit ka maska dhe doreza
Konsumatorët inkurajohen të zgjedhin shpërndarjen pa kontakt
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment