Receta e parezistueshme e sallatës me frutat e stinës

Receta e parezistueshme e sallatës me frutat e stinës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • ½ ananas i prerë në kubik të vegjël
  • 200 gram luleshtrydhe
  • 1 filxhan me boronica
  • 4 kivi
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • Lëngu i 1 lime (në pamundësi përdorni limonin)

Udhëzimet

1

Frutat pasi i keni larë mirë, i prisni në copa të vogla përveç boronicave.

2

I kaloni në një tas të madh, i shtoni sipër lëngun e limes dhe i përzieni mirë.

3

Në fund e shërbeni sallatën nëpër pjata duke e servirur sipër me mjaltë ose me shurup panje sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

4

Mos harroni se mund ta ruani në frigorifer deri në 24 orë.

Lini një koment