Makarona të mbushura me gjizë, djathë dhe borzilok
20 makarona guaskë
4 domate
1 thelpi hudhër
50 ml vaj ulliri
1/2 lugë sheqer
10 degë borzilok
100 gr djathë Parmixhiano
250 gr gjizë pa kripë
100 gr djathë Chedar
1/2 spec i kuq djegës
Kripë, piper
Lëkurë limoni
1.I vëmë makaronat të ziejnë për 5 minuta në ujë me kripë dhe nisim me përgatitjen e salcës.
2.Hedhim në grirësen elektrike domatet e qëruara, vajin e ullirit, borzilokun, thelpin e hudhrës, kripën, piperin dhe pak sheqer. I bluajmë derisa të bëhen pure dhe masën e përftuar e shtrojmë në tavë.
3.Për mbushjen e makaronave guaskë, përziejmë gjizën pa kripë, djathin Parmigiano, djathin Chedar, lëkurën e limonit, borzilokun dhe sipas dëshirës, edhe pak spec djegës.
4.I kullojmë guaskat dhe i përziejmë me pak vaj ulliri që të mos na ngjiten.
I mbushim me radhë dhe i rreshtojmë në tavë. Më pas, i pjekim për 20 minuta në temperaturën 180° C.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment