Oreksi juaj ka 7 faza dhe çdokush që do të humbë peshë, duhet t’i dijë ato!
Një nga marrëdhëniet më të ndërlikuara që ka një qenie njerëzore është ajo me ushqimin. Ne nuk hamë gjithmonë sepse jemi të uritur. Nganjëherë kjo ndodh thjesht për shkak të sasisë së madhe të reklamave dhe posterave të ushqimit përreth nesh.
Për më tepër, “oreksi ynë” zgjohet nga shumë faktorë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me stomakun bosh. Rritja e konsumit dhe për rrjedhojë edhe rritja në peshë, ndikon në shëndetin tonë. Një studim nxori në pah se ndryshimet e oreksit sipas moshës së njerëzve dhe njohja e fazave të ndryshme na ndihmon të përmirësojmë dietën tonë dhe të përballojmë problemet si shtimi i peshës.
Dekada e parë: Nga 0-10 vjeç
Zakonet e ngrënies të fituara në fëmijërinë e hershme mund të vazhdojnë edhe kur ju rriteni. Një fëmijë i mbushur ka të ngjarë të bëhet një i rritur mbipeshë, nëse prindërit nuk marrin ndonjë masë paraprake. Eshtë e rëndësishme që fëmijët të mësohen të provojnë ushqime me aromë, shije dhe ngjyra të ndryshme, në mënyrë që ata të mos kenë frikë nga ushqime të caktuara më vonë.
Sipas studimit, fëmijët kanë të njëjtat sjellje të ngrënies si prindërit e tyre, kështu që mjedisi i tyre duhet të jetë pozitiv, i ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës i ushqimeve të shëndetshme, si perimet.
Dekada e dytë: Nga 10-20 vjeç Gjatë pubertetit dhe adoleshencës, oreksi i rritur ndikohet nga hormonet. Në këtë fazë, marrëdhënia e një të riu me ushqimin është e lidhur me shëndetin dhe rritjen e tij aktuale. Kjo periudhë është kritike për të përcaktuar zakonet e të ngrënit në të ardhmen.
Pa udhëzimin e duhur, të rinjtë kanë tendencë të preferojnë ushqime jo të shëndetshme, konsumi i të cilave sjell pasoja që vazhdojnë kur rriteni. Shkencëtarët vunë në dukje se gratë e reja kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga mangësitë ushqyese, pasi në këtë fazë ato zhvillojnë aftësinë e tyre riprodhuese.
Dekada e tretë: Nga 20-30 vjeç Si i rritur, ndryshimet në stilin e jetës mund të shkaktojnë një shtim në peshë. Dhe pasi të fitohet kjo, është e vështirë ta humbësh. Në këtë fazë të veçantë, trupi dërgon sinjale të forta për të ngrënë kur është i uritur, por sinjalet që ai dërgon për të refuzuar ushqimin kur është plot janë shumë të dobëta. Studimi shpjegoi se kjo ndodh sepse ka kaq shumë faktorë fizikë dhe psikikë që ndikojnë në oreks, të cilat i nxisin njerëzit të vazhdojnë të hanë edhe kur nuk janë të uritur.
Gjatë kësaj faze, është e rëndësishme të mësoni se si të zhvilloni një ndjenjë të ngopjes, të dëgjoni trupin kur nuk ndihet më i uritur dhe kështu të shmangni konsumimin e tepërt. Kjo arrihet duke zgjedhur ushqime që janë të pasura me fibra dhe proteina, që ju ndihmojnë të ndjeheni “të plotë” për më gjatë, ndryshe nga produktet e pasura me sheqerna dhe yndyrna.
Dekada e katërt: Nga 30-40 vjeç
Në këtë pikë të jetës, efektet e stresit fillojnë të tregohen. Vështirësitë e moshës madhore çojnë në ndryshime në rutinën e ngrënies dhe oreksin. Disa tipare të personalitetit, si perfeksionizmi, ndikojnë në sjelljen e të ngrënit sepse shpesh shkaktojnë ankth. Në këtë fazë, është e rëndësishme për të ndryshuar çdo zakon të keq të ngrënies, qoftë në mjedisin e punës, qoftë në shtëpi. Njohja e situatave që shkaktojnë stresin dhe minimizimi i tyre gjithashtu, do të ndihmojë në përmirësimin e gatishmërisë suaj për të ngrënë të shëndetshëm.
Dekada e pestës: Nga 40-50 vjeç Gjatë kësaj periudhe, do të jetë shumë e vështirë të ndryshosh atë që nuk është ndryshuar më parë. Mendja dikton që ju duhet të keni një dietë dhe stërvitje të ekuilibruar, por në realitet ju ende hani keq.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në këtë fazë rrjedhin problemet shëndetësore nga zakonet e dobëta të ngrënies, si presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit në gjak dhe diabeti. Ndryshimet duhet të synojnë përmirësimin e shëndetit, përpara se simptomat të bëhen të dukshme dhe të pakthyeshme.
Dekada e gjashtë: Nga 50-60 vjeç Që në moshën 50 vjeç e lart, masa e muskujve fillon të ulet në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme. Shkencëtarët e quajnë këtë “Sarkopenia”. Konsumimi i më pak lëndëve ushqyese sesa duhet, duke mos qenë fizikisht aktiv dhe menopauza mund ta përshpejtojë këtë proces.
Në këtë fazë, është thelbësore të ruani një dietë të shëndetshme, me proteina të larta. Sidoqoftë, ushqimet e thjeshta shpesh zëvendësohen nga të tjerat që nuk plotësojnë nevojat ushqyese të njerëzve në këtë fazë, qoftë për shkak të mungesës së kohës ose humbjes së oreksit.
Dekada e shtatë: Nga 60-70 vjeç Gjatë pleqërisë trupi bëhet i brishtë dhe pesha humbet në mënyrë të pavullnetshme sepse oreksi dhe uria humbasin. Studimi tregon se në këtë pikë, ngrënia më shumë se gjithçka është një përvojë sociale. Në këtë fazë, mbajtja e ushqimit të mirë e udhëhequr nga një specialist, është thelbësore për zgjatjen e jetëgjatësisë suaj./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Lini një koment