Sugjerojmë:

Krem natyral me hudhër e me vaj ulliri për shëndetin e këmbëve tuaja

Një nga përbërësit më të mirë për kujdesin dhe shëndetin e këmbëve është hudhra. Kjo e fundit ka veti të forta antibakteriale, të cilat mund të eliminojnë bakteret që shkaktojnë infeksione dhe kërpudha.

Kombinuar me vajin e ullirit dhe disa pika lëng limoni, ky bëhet një krem i shkëlqyer natyral për të zbutur kallot, madje edhe lythat.

Përbërësit:

  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 5 pika lëng limoni
  • 1 fasho e bardhë

Si ta përgatisni:
• Qëroni dhe shtypni hudhrën derisa të formohet një pastë.
• Duke i përzierë i shtoni vajin e ullirit dhe limonin, derisa të gjithë përbërësit të jenë përzierë mirë.

Si ta aplikoni: 

  • Lani këmbët mirë dhe aplikoni këtë ilaç.
  • Në fund e mbuloni pjesën e kallove me një fashë, për të vepruar gjithë natën. Rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme!/neps.al  

Lini një koment