Eliminoni pikat e zeza dhe rregulloni pH e lëkurës me tonikun natyral me kripë e qumësht
Kombinimi i kripës me qumështin rezulton të jetë një tonik i shkëlqyer. Përdorimi i vazhdueshëm i tij eliminon pikat e zeza dhe rregullon pH natyral të lëkurës.
Përbërësit:
2 lugë gjelle qumësht
1 lugë gjelle kripë
Çfarë duhet të bëni?
Përzieni qumështin me kripën derisa të merrni një pastë të trashë.
Pastroni zonën që do të trajtoni dhe pastaj aplikoni produktin me lëvizje të lehta rrethore.
Mbuloni të gjithë hundën, e cila është zakonisht një nga zonat ku fokusohen më shumë pikat e zeza.
E lini të veprojë 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni.
Përsëriteni trajtimin çdo dy ditë.
Ky tonik natyral është një produkt me veti pastruese dhe antibakteriale të cilat ndihmojnë për të arritur një pastërti dhe lëkurë të përsosur, pa shpenzuar shumë para./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment