Falë përbërësve që ka, kjo maskë ka efekt lifting, duke tërhequr si rrjedhojë lëkurën dhe duke i bërë më pak të dukshme gjurmët e rrudhave.
Përbërësit:
1 avokado
3 lugë çaji kakao ( e hidhur)
2 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji kanellë
Përgatitja:
Fillimisht qëroni avokadon, vendoseni në një enë dhe shtypeni atë me anë të një piruni.
Më pas shtoni në të kakaon, mjaltin dhe kanellën.
Nëse dëshironi, mund t’i vendosni në një blender. Miksojini ato duke krijuar një lloj paste.
Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 10 deri në 15 minuta. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Rekomandohet që maskën ta përdorni dy herë në javë. Mos harroni se kakao është e pasur me antioksidantë dhe mund të pengojë në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e rrudhave në fytyrë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment