Patate të mbushura me vezë dhe djathë kaçkavall

Patate të mbushura me vezë dhe djathë kaçkavall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

E gjithë familja do e dojë recetën e këtyre patateve. Filloni nga puna për përgatitjen e tyre!

Ingredientët

  • 2 patate
  • pak kripë, piper
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4 vezë
  • 120 gram djathë të grirë kaçkavall
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1/2 tufë kopër

Udhëzimet

1

Lani mirë patatet dhe i vendosni për të zierë në një tenxhere me ujë e kripë.

2

Sapo ta shihni me një pirun që janë zierë, i hiqni dhe i lini të ftohen pak.

3

I ndani përgjysmë dhe me ndihmën e një luge u hiqni tulin e brendshëm. Nëse dëshironi tulin e patateve mund ta përdorni në ndonjë recetë tjetër për qofte.

4

Do dalin gjithsej 4 gjysma patatesh. Tek secila vendosni pak gjalpë, thyeni 1 vezë, i shtoni pak kripë e piper.

5

Shtoni më pas djathin kaçkavall, pak majdanoz e kopër.

6

I radhisni patatet në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

7

Tani i fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment