Embëlsohuni këtë të premtë me një kek me portokall
250 gram miell
4 vezë
180 gram sheqer
1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
Lëkura e grirë e një portokalli
1/2 gotë me vaj luledielli
1/2 gotë me lëng portokalli
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
1.Në një tas rrihni vezët me sheqerin.
2.Shtoni lëngun e portokallit, lëkurën, vajin dhe vaniljen. I përzieni mirë me një mikser elektrik.
3.Gradualisht shtoni miellin e situr dhe pluhurin pjekës.
4.Pasi të keni krijuar një masë homogjene, e kaloni masën në formën e kekut të lyer paraprakisht me gjalpë.
5.E fusni në furrë të piqet për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.
6.I shtoni sipër sheqer pluhur dhe prisni disa minuta të ftohet, para se ta shijoni kekun me portokall.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment