1.Në tavolinën e punës shtroni miellin.
2.Hapni një hapësirë në mes dhe shtoni kripën, sodën e bukës dhe vezët.
3.Filloni ta punoni mirë brumin. Tani shtoni kosin dhe punojeni sërish.
4.Shtoni vajin e ullirit dhe punojeni mirë masën që të bëhet kompakte.
5.E mbështillni me një peshqir të pastër kuzhine dhe e ruani në temperaturë ambienti ose në furrën e sobës (të ngrohur paraprakisht, por të fikur) për gati 1 orë.
6.Më pas merrni një tepsi të vogël rrumbullake dhe shtrojeni mirë kulaçin. Sipër e shponi me pirun.
7.E fusni në furrë për 25 minuta gati, në temperaturë 220 gradë.
8.Pasi të jetë pjekur e nxirrni jashtë dhe e ruani sërish me një peshqir, pasi ky i fundit e zbut kulaçin.
Lini një koment