I ftohti i madh, ka efekte jo pak të ndjeshme në lëkurën tonë.
Një hidratim i mirë dhe kremi mbrojtës janë dy nga elementet themelore që s’duhet të mungojnë as këtë periudhë. Për moshat pak më të mëdha, sigurisht i pandarë duhet të jetë edhe kremi antirrudhë, që në fakt këshillohet të fillohet që pasi kaloni të 25-tat.
Këtu në Neps.al ju tregojmë si të përgatisni një krem të thjeshtë me veti antirrudhë. Me gjasa të gjithë përbërësit i gjeni në kuzhinën tuaj. Ndani rezultatet dhe përshtypjet tuaja me ne!
Çfarë ju duhet:
- 50 ml mjaltë
- 50 ml kos natyral
- 4-5 pika lëng limoni
- 4-5 pika vaj kokosi
Udhëzime:
- Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe aplikojeni kremin në fytyrë.
- Lëreni të veprojë për 15-20 minuta dhe shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të vakët.
- Masën e kremit që mbetet e ruani në një enë të mbyllur në frigorifer, deri në 2 ditë.
Kjo maskë rekomandohet të aplikohet dy herë në javë!/neps.al
Lini një koment