31-dhjetori erdhi dhe pritet që kjo festë të kulmojë në mbrëmje me një tryezë mbushur plot e përlot me ushqime. Zakonisht në tavolinat shqiptare, nuk mungon gjeli ose pula e detit, sallata ruse, mishi i qengjit, qoftet, bakllavaja ose kadaifi.
Por a e dini se ka edhe disa ushqime të tjera specifike që duhen konsumuar për t’ju sjellë fat?
Më poshtë Neps.al ju rendit disa prej tyre. Mbetet më pas në dëshirën tuaj nëse doni t’i konsumoni apo jo, mbrëmjen e Vitit të Ri.
Fasulet-Simbolizojnë paratë

Rrushi-Duhen konsumuar 12 kokrra rrush, nga 1 për çdo muaj të vitit të ri që na pret

Mishi i derrit- Simbolizon gjithashtu një kuletë të mbushur plot me para

Keku në formë unaze-Simbolizon ciklin perfekt

Peshku- Simbolizon progres
Shega- Simbolizon mbarësi dhe prosperitet

Spinaqi- Ngjyra jeshile tek gjethet e spinaqit simbolizon paratë

Lini një koment