Baza për një flokë të bukur nis nga ushqimet që konsumojnë dhe lëndët minerale që marim prej tyre. Hekuri është një mineral kyç në këtë drejtim, që i jep zgjidhje shumë problematikave në lidhje me flokët tanë.
Ju mund ta merrni hekurin si shtojcë, pra në formën e kapsulave, por edhe përmes disa ushqimeve të caktuara.
Hekuri është një mineral veçanërisht i rëndësishëm për flokët. Sasia e ulët e tij është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së flokëve. Folikula dhe rrënja e flokëve ushqehen nga një furnizim i pasur gjaku me lëndë ushqyese. Disbalanca e furnizimit me lëndë ushqyese ndikon në ciklin e rritjes së flokëve.
Produktet shtazore si:
- Mishi i kuq
- Mishi i pulës
- Peshqit, japin sasi të gatshme të hekurit, për t’u përthithur nga qelizat.

Vegjetarianët mund të rrisin dozat e hekurit duke konsumuar thjerrëza, spinaq dhe perime të gjelbra si brokoli, kale (gjethe lakre) dhe sallatë.
Lini një koment