Patate me pesto, për të shuar urinë ashtu siç duhet!

Patate me pesto, për të shuar urinë ashtu siç duhet!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Dyshe interesante dhe me shije tepër joshëse është kjo e patateve në furrë me pesto. Shijojini!

Ingredientët

  • 4 patate
  • 4 lugë gjelle pesto (për përgatitjen vetë të saj kërkoni në Neps.al)
  • vaj ulliri
  • 1 filxhan kafe fara pishe

Udhëzimet

1

Lani mirë patatet dhe i zieni për 10 minuta.

2

I kaloni në ujë të ftohtë dhe më pas i qëroni.

3

I ndani përgjysmë dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

4

I shtypni me ndihmën e një piruni.

5

I vendosni sipër secilës pak pesto.

6

Shtoni edhe stikat e pishës sipër.

7

Në fund i vendosni në furrë për 15-20 minuta në 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment