Pas specave dhe domateve, është koha e karotave turshi!

Pas specave dhe domateve, është koha e karotave turshi!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Recetë jo shumë e zakonshme e turshive, por me një shije të jashtëzakonshme!

Ingredientët

  • 600 gram karota
  • 1 tufë majdanoz
  • 10 thelpi hudhër
  • 1 lugë kafeje limontozë
  • 1 filxhan kafeje uthull
  • 1 lugë gjelle me kripë
  • pak piper kokërr
  • ujë të valuar

Udhëzimet

1

Pasi keni larë dhe qëruar karotat, i prisni përsëgjati me ndihmën e një thike.

2

Në një kavanoz me madhësi mesatare, fusni hudhrën, uthullën, limontozën, kripën e piperin.

3

I mbuloni me ujin e nxehtë dhe në fund shtoni majdanozin.

4

E mbyllni kapakun dhe i ruani në një vend të freskët e të errët për 4 javë. Pas kësaj mund t’i konsumoni!

Lini një koment