8 ushqimet që luftojnë migrenën e padurueshme

Një migrenë është si një mysafir i padëshiruar, i cili futet në mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të shpëtohet. Nëse vuani nga dhimbje koke të shpeshta, ju e dini sesa e vështirë mund të jetë. Sigurisht, ju mund të merrni pilula ose të bëni ushtrime për të pushuar dhimbjen tuaj, por këto ilaçe janë të përkohshme, domethënë dhimbja e kokës mund të kthehet sërish.

Këtu është diçka tjetër që duhet të bëni:  Ndryshoni dietën tuaj! Teksa ekzistojnë disa ushqime që shkaktojnë migrenë, ka të tjera që mund t’ju ndihmojnë ta luftoni dhe të parandaloni migrenën pa asnjë përpjekje.

Më poshtë ju rendisim 8 ushqime që duhet të konsumoni çdo ditë, për të mbajtur larg dhimbjen e kokës: 

Avokado 

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Në rast se keni nevojë për ndonjë arsye më shumë për ta dashur këtë frut të mrekullueshëm, ja tek e keni. I pasur me antioksidantë si lutein dhe zeaxanthin, avokadot largojnë si me magji dhimbjen e kokës.

Fiqtë

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Sipas ekspertëve, ky frut përmban kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes së kokës.

Salmon 

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Plot me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon trombocitet nga mpiksja,  një proces i cili është përgjegjës për dhimbje koke të shpeshta. Ai gjithashtu zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon të luftoni migrenën në përgjithësi.

Patatet e ëmbla 

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Patatet e ëmbla nuk janë vetëm të shijshme, por ato gjithashtu ju ndihmojnë të luftoni migrenën. Të pasura  me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, konsumimi i patateve të ëmbla kur vuani nga një dhimbje koke do të zvogëlojë dhimbjen dhe do t’ju qetësojë.

Shalqiri dhe karota 

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës prandaj sigurohuni që të mbani nën kontroll nivelin e ujit në trupin tuaj. Frutat si shalqiri dhe karotat janë gati 90% ujë. Konsumojini sa më shumë!

Kuinoa dhe kale 

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Përpos të gjitha përfitimeve shëndetësore që na japin, kuinoa dhe kale parandalojnë edhe migrenën. Të dyja përmbajnë riboflavin, magnez dhe hekur, quinoa mban migrenën larg, ndërsa kale ka omega-3 dhe fibra, duke e bërë atë mbrojtjen tuaj më të mirë kundër migrenave të padurueshme.

Kosi 

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Sipas studimeve, riboflavin, një pjesë e vitaminës B, është shumë efektive kundër migrenës dhe kosi është i pasur me të. Shtoni kos në dietën tuaj të përditshme nëse vuani nga sulmet e migrenës shpesh dhe do të shikoni rezultatet.

Lëngu i limonit 

8 Foods That Can Help Fight Migraines With No Effort

Kurdoherë që vuani nga një dhimbje koke, thjesht përzieni pak lëng limoni në një gotë ujë, shtoni 2 lugë çaji kripë dhe pijeni këtë ilaç magjik. Do të zvogëlojë inflamacionin dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë në çdo kohë. Vitamina C që përmban limoni është e njohur për luftimin e dhimbjes së kokës./neps.al 

Lini një koment