Maska e vjeshtës erdhi! Ja tre përbërësit e kuzhinës që i duhen fytyrës suaj këtë stinë
Me ndërrimin e stinëve, ndryshon edhe moti. Dhe të gjithë e dimë sesi temperaturat e ulëta mund të plasarisin lëkurën tonë. Nuk ka rëndësi gjendja e fytyrës, një maskë natyrale është gjithmonë një alternativë e mirë!
Arrëmyshk dhe kanellë
Këto erëza të shijshme jo vetëm që kanë erë të mahnitshme, por janë natyrisht të mira për lëkurën tuaj. Arrëmyshku pluhur ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon për të zvogëluar madhësinë e poreve, për të zvogëluar njollat dhe plagët e puçrrave. Kanella vepron si një eksfoliant natyral dhe antiseptik. Kur këto erëza kombinohen me mjaltin, ato krijojnë një maskë për shërimin e lëkurës.
Megjithatë, një shënim i rëndësishëm: Arrëmyshku mund të jetë i ashpër në lëkurë veçanërisht tek lëkurat e ndjeshme.Prandaj sigurohuni që ta provoni maskën në lëkurën e dorës, përpara se ta aplikoni në fytyrë.
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë
1/4 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji arrëmyshk
Udhëzime:
Kombinoni të gjithë përbërësit.
Aplikojeni pastën në një fytyrë të pastër shumë butësisht në lëvizje rrethore dhe kini kujdes që të shmangni zonën e syve.
Mos e fërkoni pasi mund të shkaktojë acarim të lehtë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme.
Lëreni maskën të veprojë deri në 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment