1.Në tavolinën e punës shtoni miellin, krijoni një hapsirë në mes dhe shtoni kosin, kripën e sodën.
2.Punojeni mirë masën me duar derisa të bëhet e njëtrajtshme.
3.Pasi masa të jetë bërë kompakte e mbështillni me një pecetë kuzhine dhe e lini mënjanë për të paktën 1 orë në një ambient të ngrohtë.
4.Pas kësaj filloi e ndani brumin në toptha të vegjël.
5.I hapni me ndihmën e një petëze secilën dhe filloni t’i skuqni në një tigan me vaj.
6.Vaji duhet të jetë i nxehur mirë dhe sigurohuni që pitet të skuqen mirë nga të dyja anët.
Shënim: Nëse doni t’i mbushni pitet me djathë, gjizë ose proshutë, bëjeni përpara se t’i skuqni. I mbyllni mirë pitet në mënyrë që të mos dalë mbushja para skuqjes. Ju bëftë mirë!
Lini një koment