Edhe ti mbaron për nachos? Ja si të bësh vetë djathin e shkrirë të patatinave të famshme

Edhe ti mbaron për nachos? Ja si të bësh vetë djathin e shkrirë të patatinave të famshme

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nuk është e thënë të shkosh në kinema për të shijuar salcën e famshme të patatinave nachos. Neps ju tregon një recetë fare të thjeshtë...

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë qumësht
  • 2 gota djathë çedar i grirë
  • ½ luge çaji kripë
  • 1 majë luge piper i kuq

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me madhësi mesatare, shkrini gjalpin. Shtoni miellin dhe trazojeni derisa të jetë bërë një masë e njëtrajtshme, për 1 minutë.

2

Gradualisht, shtoni qumështin dhe përzieni derisa të mos ketë më kokrra të formuar.

3

Shtoni djathin dhe lëreni derisa të shkrihet, për 5 minuta.

4

Shtoni kripën, piperin dhe shërbejeni menjëherë.

Lini një koment